Vizita e ndërmjetësit të OKB-së Nimic në Shkup, top temë në mediat greke.
“Athina e prezantoi propozim-marrëveshjen”; “Metju Nimic në Shkup me propozimet e Kocijasit”; “Nimic: Koha për vendime”; “Negociata pa afat kohor”; “Athina dhe Shkupi në ujërat ‘e thella’ të marrëveshjes” janë vetëm disa nga titujt në mediat greke.
Kështu për shembull, Sky TV shkruan se, ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic shkon në Shkup me propozimet e Kocijasit, për një marrëveshje miqësore, e cila do të shërbejë si një tekst i përhershëm për t’i dhënë fund ndarjeve mes Greqisë dhe IRJM-së.
Tanea shkruan se ndryshimet kushtetuese janë formula e zgjidhjes së çështjes. Madje disa ndryshime duhet bërë para se të ndodhë anëtarësimi i IRJM-së në NATO. Duke cituar burime diplomatike shkruan se termi “Maqedoni” pa dyshim se do të jetë pjesë e zgjidhjes, ndërsa se më e pranueshme nga opsionet e ofruara duket se është “Gorna Makedonija”. Sipas Taneas“Gorna Makedonija” është shembulli që Nimic kishte marrë derisa kishte folur për zgjidhje racionale të mundshme, në takimet në Athinë.
Zv/ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos tha se arritja eventuale e një zgjidhjeje për emrin është në interes kombëtar të Greqisë dhe u shpreh se nëse e njëjta do të arrihet do ta ketë mbështetjen e nevojshme në Parlament.
Ndërkaq Kryepeshkopi i Athinës, Jeronimos njoftoi se Kisha e Greqisë do të marrë pjesë në protestën e 4 shkurtit në Athinë, kundër përdorimit të termit “Maqedonia” në emrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Televizioni ERT raporton që Jeronimos të ketë thënë se do të merr pjesë në protestë, me kusht që e njëjta të jetë paqësore, pa cenuar identitetin politik të ndonjë partie politike.
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...