Një muaj e gjysmë pasi vetting-u u kthye në “shtëpi”, do të shkojë sërish te Pallati i Kongreseve.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen sërish te Pallati i Kongreseve dhe jo te ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve.
Shkak i kthimit pas janë ambientet e pamjaftueshme, sallat e vogla dhe fakti se këto salla nuk mjaftojnë që procesi të monitorohet edhe nga publiku.
Një burim zyrtar i tha gazetares Anila Hoxha se seanca e radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Kthimi është bërë me një VKM nga Këshilli i Ministrave që u ka dhënë një ambient organeve të vetting-ut të cilat do të zhvillojnë seancat dëgjimore tek Pallati i Kongreseve.
Seanca e radhës është të premten, në datën 9 nëntor, ku para KPK-së do të dalë prokurori Ramadan Troci, kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas Trocit ngelen nga KLP-ja për t’u kontrolluar edhe dy kandidatë që janë Besnik Cami dhe Shpëtim Kurti./TopChannel/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...