Një banor i lagjes Gazi Baba të Shkupit, me inicialet A.A. ka bërë vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 8.30 në shtëpinë e tij në podrum, ndërsa ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 22.45, mëson Medial.mk nga burime konfidenciale.
Në momentin fatal, në shtëpi ka qenë vetëm nëna e tij, e cila ka gjetur të birin të shtrirë përtokë dhe ka lajmëruar policinë.
Viktima ka qenë i punësuar në Policinë ushtarake, ndërsa pas vetes ka lënë 3 fëmijë, më të voglin të moshës 1 vjeç.
Sipas burimeve të portalit, ushtari shqiptar kohët e fundit ka pasur probleme financiare, deri në atë shkallë saqë kjo gjendje të reflektohet edhe në shëndetin e tij mental./Medial.mk/
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...