Një punëtor ndërtimor ka vdekur nga goditja elektrike, përderisa dje ka qenë duke vendosur ulluk në një shtëpi në Strugë.
MPB njoftoi se 44-vjeçari G.M, së bashku me vëllain e tij A.M dhe personin M.P të gjithë të punësuar në “AMG Dizajn 2013” kanë vendosur ulluk në një shtëpi në Strugë, me ç’rast me ulluk ka prekur në telin elektrik nga linja transmetuese e cila ka kaluar në lartësi prej rreth 2.5 metra nga tarraca ku ndodhej, ka marrë goditje elektrike dhe ka rënë nga çatia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e ekipit të Ndihmës së Shpejtë i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është transferuar në spitalin e Strugës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i policisë së Strugës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të vdekurit i është dorëzuar familjes.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...