VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme njofton se “populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dygjuhësi dhe ndryshim të flamurit dhe himnit” dhe për këtë shkak i kundërshtohet, siç e quajnë ata, “Platforma e Tiranës”.
“Qytetarët qartë bëjnë me dije se nuk dëshirojnë platforma të huaja nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë Platformën e Tiranës, të cilën LSDM-ja dëshiron ta shtyjë dhe të formojë qeveri me çdo çmim”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO theksojnë se “populli po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, që ta hedh poshtë “platformën jokushtetuese dhe ta dënojë LSDM-në”.
Ndërkohë nga LSDM-ja përmes një kumtese thanë se shumica parlamentare po vepron në mënyrë të mençur që t’i mbrojë shtetin dhe qytetarët dhe se do ta realizojnë vullnetin e shumicës në momentin e duhur.
“I dimë obligimet tona dhe së shpejti do ta realizojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve, në momentin e duhur, kur të vendosim se nuk do t’u shkaktojë dëm qytetarëve dhe shtetit. Republika e Maqedonisë do ta ketë kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e re reformiste”, thuhet në kumtesë.
Sipas LSDM-së, qytetarët dhe shteti janë peng i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, e cila i bllokon proceset demokratike dhe dëshiron të shkaktojë tensione dhe dhunë.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...