Me vendim të Kuvendit të Maqedonisë gjendja e krizës në kufirin jugor dhe verior do të vazhdohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Ky vendim me 68 vota “pro” dhe 5 “të përmbajtur” u soll në kuadër të seancës së 65, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjendja e krizës vazhdohet me propozim të qeverisë, për shkak të rritjes së tentimit për hyrje të emigrantëve në territorin e Maqedonisë.
Përndryshe, vendimi i parë për shpalljen e gjendjes së krizës në dy kufijtë u soll në gusht të vitit 2015 për një muaj dhe më pas për pesë herë është vazhduar.
Kuvendi në kuadër të seancës së 65 solli vendimin edhe për dërgimin e 12 përfaqësuesve të Ushtrisë së Maqedonisë në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistim në Afganistan për gjashtë muajt e ardhshëm./Telegrafi/
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...
Orav: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën...
A dëshiron të martohet me shqiptare? – Përgjigjet Klodi
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...