Familjarë, miq dhe të afërm, mes lotësh i dhanë sot lamtumirën e fundit Nexhip Vrenezit, 21-vjeçar me origjinë nga Veleshta, që ishte viktimë e sulmit në Vjenë.
Qindra banorë të Veleshtës dhe Strugës sot në mesditë i dhanë lamtumirën e fundit Nexhip Vrenezit, 21 vjecarit nga Veleshta e Strugës që humbi jetën si pasojë e sulmit terrorist që ndodhi në Vjenë të Austrisë, raporton Albinfo.ch.
Kujtojmë se më 2 nëntor dy austriakë, një gjerman dhe një shtetas shqiptar i Maqedonisë Veriore ( L.V), janë ata që humbën jetën në zemër të Vjenës, gjatë një sulmi me armë zjarri të klasifikuar si terrorist, ku protagonist kryesor qe shqiptari nga Tetova me nënshtetësi austriake, Kujtim Fejzullai.
Ndërsa të plagosurit, 23 prej tyre, janë kryesisht austriakë, por midis tyre janë shtetas të Gjermanisë, Sllovakisë, Bosnjës dhe Luksemburgut.
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite