Unioni Malazez i Kosovës edhe një herë , këtë radhë publikisht, i bën thirrje kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, t’i kryejë obligimet ndaj anëtarëve të Unionit Malazez, të cilët e mbështetën atë në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe gjithashtu punuan si vëzhgues në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve, thuhet në një komunikatë që ky union ua ka shpërndarë sot medieve.
Bëhet fjalë për njerëz nga veriu i Mitrovicës, Leposaviqi dhe Graçanica, të cilët për shkak të mbështetjes së SLS-së kanë duruar kërcënime dhe sulme fizike.
“Këta njerëz meritojnë respektin dhe shpërblimet e tyre modeste nga SLS-ja, e jo refuzimin dhe nënçmimin e z.Petroviq”, thuhet në komunikatë.
“Të ardhurat për këta vëzhgues i ka siguruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prandaj ne nuk mund të tolerojmë sjelljen arrogante dhe jokorrekte të kryetarit të SLS-së”, thuhet më tej aty.
“Unioni i Malazezëve të Kosovës do të ngrejë padi kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Sllobodan Petroviqit, për vepër penale të mohimit dhe mashtrimit të qytetarëve të ndershëm”, thuhet në komunikatë të nënshkruar nga kryetari i saj, Sllobodan Vujiçiq.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...