Në letrën e dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pasuesja e tij, Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Kuvendit Evropian, David Sasoli, kërkuan nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
“Maqedonia dhe Shqipëria bënë atë që kërkuan prej tyre. Përmbushja e detyrave kërkonte angazhim nga qytetarët e tyre, të cilët perspektivën evropiane e kanë burim motivimi dhe vendosmërie”, thuhet në letrën e dërguar vendeve anëtare të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ato pranojnë se nuk ka garanci në procesin e bisedimeve dhe se do të duhen reforma të mëdha që këto vende të bëhen anëtare të plotë të BE-së.
Në mënyrë paralele, thuhet në letër, reforma e brendshme e BE-së do të duhet të thellohet.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...