Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor i Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, në intervistë për radion greke “Real fm”, edhe njëherë përsëriti qëndrimin se marrëveshja e Prespës pa problem do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sigurisht që do të kaloj në Kuvend. Gjithkush mund t’i zgjedh deklaratat e dhëna deri më tani dhe të shikoj se ka shumicë reale që të kaloj marrëveshja e Prespës dhe të ratifikohet nga kuvendi grek. Sipas kësaj, nuk ekziston asnjë çështje, asnjë shkak për ne, që të hapin diskutime parazgjedhore, diskutime zgjedhore apo diçka të tillë”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Tzanakopoulos.
Në lidhje me tekstin e gazetës “Kathimerini” se marrëveshja e Prespës sjell edhe zgjedhje në Greqi, më herët se është parashikuar, Tzanakopoulos, në intervistë e komenton se në vazhdimësi që nga viti 2016-të dëgjon skenarin e zgjedhjeve të parakohshme dhe shtoi se kryeministri grek dëshiron ta përfundon mandatin katërvjeçar të përcaktuar me Kushtetutë. /Telegrafi/
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...