Në Vrapçisht do të mbahet tribunë me temën “Krijimi i vizionit të përbashkët për Malin Sharr” në organizimin e platformës “Miqtë e Malit Sharr”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo është seria e tretë e debateve çka po mbahet në të gjithë gjashtë komunat e rajonit të Malit Sharr në kuadër të aktiviteteve të platformës “Miqtë e Malit Sharr” të përkrahura nga mekanizmat e IPA 2 dhe zyra e GIZ në Shkup.
Qëllimi i përgjithshëm është të flitet për të ardhmen e Malit Sharr dhe mbrojtjen e natyrës dhe të krijohet vizion i përbashkët në rajon. Në tribunë pritet të publikohen aktivitet për krijimin e trupit këshillues për Malin Sharr e cila do të publikohet nga palët e interesuara nga të gjithë komunat. /Telegrafi/
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...