Nuk bëhet fjalë për presion, as për shantazh, por për respektim të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe marrëveshjes kolektive, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, që punëtorëve në grevë do t’u paguhen vetëm kontributet dhe jo pagat.
“Marrëveshja kolektive përcakton qartë se çfarë ka në rast greve dhe çfarë detyrohet punëdhënësi. E njëjta gjë përcaktohet edhe në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës ku thotë se në kushtet e grevës punëdhënësi është i obliguar që të gjithë ata punëtorë që janë në grevë t’u paguajë kontributet në bazën më të ulët për pagesën e kontributeve. Neni tjetër i ligjit, 241, i jep mundësi SASHK-ut që të gjithë ata punëtorë që janë në grevë të paguajë neto. Prandaj, besoj se bëhet fjalë për respektimin e ligjit dhe marrëveshjes kolektive, e jo për ndonjë presion apo shantazh nga ana e Ministrisë ndaj çerdheve, gjegjësisht punëtorëve që janë në grevë”, tha Trençevska mëngjesin e sotëm.
Nëse ajo nënshkruan se pagat po u paguhen grevistëve, thotë ajo, mund të përballet me akuza penale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...