Trafiku i rënduar në këto ditë të nxehta vere kthehet në sfilitës për mjaft qytetarë që lëvizin drejt bregdetit me automjetet e tyre dhe ato të transportit publik. Veçanërisht në fundjavë, qarkullimi rëndohet edhe më shumë, ndaj policia rrugore ka kaluar në shërbime të përforcuara.
Në Durrës rrugët më problematike mbeten ajo Maminas-Gjiri i Lalëzit e kthim, si dhe rruga dytësore Plepa-Golem, për të cilat rrugorët sugjerojnë si rrugë alternative atë Sukth-Manëz dhe autostradën Durrës-Kavajë.
Ndërkohë numri i lartë i pushuesve që kanë prefueruar bregdetin e Vlorës këtë fundjavë kanë sjellë trafik të rënduar edhe drejt jugut të vendit. Situata me problematike është paraqitur në zonën në ujë të ftohtë.
Ndërsa shefi i Qarkullimit për Qarkun Vlorë Naun Doko ka konfirmuar masat e policisë por edhe duke kërkuar ndihmën e drejtuesve të mjetit që përshkojnë këto akse.
Vlora këtë fundjavë ka shënuar një numër të lartë pushuesish, duke rregjistruar fluks në bregdet, por edhe trafik të rënduar. Segmenti Vlorë-Orikum vijon të mbetet dhe më i ngarkuar/TCh
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...