Gafurri jeton në këto bjeshkë gjatë gjithë jetës dhe jo rrallë herë është ndeshur me arinj e ujqër, por deri para dy dite, nuk i kishte ndodhur që të sulmohet, por këto ditë u sulmu nga ariu.
“I lëshova dhen’t, tu hy në mal poshtë, doli ariu. Kur e pash, vrapova të iki, mirëpo ajo prap më e shpejtë se unë. Erdhën qentë, u përlan dhe më lëshoi”.
Falë këtij qeni, ai shpëtoi vetëm me lëndime të lehta trupore.
-A mundemi me thënë se që qeni ua shpëtoi jetën?
“Po, po! Mos të ishin qentë do të më mbyste”.
Ariu që e sulmoi Gafurrin është rritur në malin që është afër fshatit Lisec. Familja Jusufi merret me blegtori. Fatmirësisht, kryefamiljari ndjehet mirë dhe shumë shpejtë do ti kthehet jetës normale dhe punëve që e presin./KlanMacedonia
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...