Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore mbajtur në 45-vjetorin e demonstratave të studentëve të vitit 1981, tha se “prej vitesh, veçanërisht në periudhën e lirisë, çdo pranverë i kemi kujtuar demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981 në Kosovë si ngjarje kapërcyese apo si një prag i mirëvendosur që rri poshtë një dere me peshë të rëndë e cila e kishte mbyllur një epokë në njërën anë dhe e kishte hapur një epokë tjetër të re në anën tjetër”.
“Sivjet, në këtë përvjetor, kur u bënë 45 vjet nga demonstratat e ’81-shit, jam shumë i gëzuar që ju shoh të gjithëve këtu së bashku për të ndarë kujtime dhe për të reflektuar mbi ngjarjet që i kanë prodhuar ato. Si drejtues i qeverisë e shtetit tonë e kam kënaqësinë e veçantë të jem nikoqir i kësaj akademie përkujtimore, meqë ky takim është organizuar nga zyra e kryeministrit të Republikës Kosovës, të asaj Republike dhe të asaj Kosove për të cilën është brohoritur aq fuqishëm dhe e cila është shkruar aq shumë pikërisht në demonstratat e vitit 1981”, tha kryeministri Kurti.
“Akronimi KR si një storie e parullës Kosova Republikë përmbledh idealet politike të disa gjeneratave dhe shqiptarëve të Kosovës, të shqiptarëve në Jugosllavi dhe të kombit shqiptar në përgjithësi. Rrjedhimisht kërkesa për Republikën e Kosovës, thirrja ‘Kosova-Republikë’, është një nga shënjuesit me më së shumti ngarkesa kuptimore politike në tërë filozofinë dhe historinë e mendimit politik. Duke qenë në këtë sallë mes kaq shumë aktivistësh politikë që janë organizatorë e pjesëmarrës dëshmitarë dhe trashëgimtarë të demonstratave, mua nuk më takon të rrëfej për ngjarjet e asaj kohe, meqë për ju ato janë përjetime të ngulitura në kujtesën tuaj”, tha Kurti./rtk
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...