Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte para mediave se gjatë përplasjeve të mbrëmjes janë plagosur të paktën 16 policë, prej të cilëve tha se dy janë në gjendje më të rëndë.
Ai shtoi se njëri prej tyre ka nofullën tërësisht të thyer, ndërsa tjetri ka lëndime të rënda në kraharor.
Të dy tha se janë plagosur në Beograd, ndërsa për situatën në Novi Sad priten raportet përfundimtare.
Vuçiq ndër tjera tha se vetëm në Novi Sad, në ambientet e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), janë plagosur 64 qytetarë dhe pesë pjesëtarë të njësisë “Kobrat”.
Tutje ai tha se mbrëmja ka qenë e vështirë për qytetarët e Serbisë dhe se deri pak minuta para fjalës së tij ishte në pikëpyetje nëse rreth 300 qytetarë, që po mbronin ndërtesën, do të mbijetonin.
Sipas tij, forcat policore kanë qenë të pamjaftueshme dhe vetëm në momentin e fundit është arritur të sigurohet ndërhyrja e Ndihmës së Shpejtë për të plagosurit.
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...