Në orët e mbrëmjes në Reçicë të Vogël të Tetovës, pranë tregut të kafshëve një person rreth të dyzetave me iniciale SH.M është plagosur me armë zjarri e tipit pistoletë, informon “Alsat”.
Personi që e ka plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbërritur pranë shtëpisë së të plagosurit me një veturë “Mercedes”, i cili pasi e ka thirrur të dalë jashtë, fillimisht janë fjalosur dhe më pas zënka ka degraduar në përplasje fizike. Ky i fundit ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka plagosur shtetasin SH.M në këmbë. Ai më pas pas është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Tetovës ku dhe aktualisht ndodhet i shtruar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit.
Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...