Një tragjedi ndodhi në Xanthi , ku një ish-zyrtar grek 68-vjeçar i qeverisjes vendore të Bashkisë së Topeiros u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës, më 16 qershor.
Sipas informacioneve nga mediat greke, burri u gjet në një oborr me një plagë nga armë gjahu në sqetull dhe menjëherë u njoftua Departamenti i Urgjencës për ta transportuar atë në Spitalin e Përgjithshëm. Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të mjekëve në Departamentin e Urgjencës së Spitalit, humbi jetën.
Policia u njoftua menjëherë për incidentin dhe hetimet nga Autoritetet janë në zhvillim e sipër, me të gjitha mundësitë që mbeten të hapura. Policia po mbledh prova për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi të shtënat./tch
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...