Kanë vazhduar edhe sot protestat e taksistëve të cilët kërkojnë leje për të qëndruar në vendparkimin e deritanishëm në Bit Pazar.
Taksistët thonë se nuk ka mjaftueshëm lëvizje në vendin e ri për parkim që u është caktuar nga ana e komunës.
Ata shprehin revoltën e tyre nëpërmjet bllokimit të udhëkryqit pranë Qendrës tregtare “Mavrovasja”. Nga Qyteti i Shkupit një ditë më parë njoftuan se nuk do t’i pranojnë kërkesat duke theksuar se problemi shumëvjeçar është zgjidhur me ndërtimin e pikës së re të parkimit për taksi. Krerët e qytetit u bënë thirrje taksistëve të respektojnë vendimin dhe të mos shkaktojnë kaos në komunikacion. /alsat-m
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?
Dhimbje në Deçan, i jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt