Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Várhelyi.
Gjatë takimit, Osmani theksoi se, Qeveria e re mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës së reformave dhe integrimit evropian, me impuls shtesë dhe pro aktivitet rreth zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si një vlerë thelbësore shtesë në zhvillimin e stabilitetit rajonal, raporton Portalb.mk.
Përbërja e re Parlamentare, siç u shpreh ai, mban shenjën evropiane, ndaj pret vazhdimësi në zbatimin e reformave, tha Osmani, duke vënë në dukje pritjet e mëdha në vend nga presidenca gjermane, në drejtim të kompletimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.
“Ju siguroj që jo vetëm procesi i reformës, por edhe Qeveria e re do të shfrytëzojë periudhën e ardhshme për të finalizuar gatishmërinë administrativo-teknike dhe politike në vend, për të filluar negociatat, përmes finalizimit me kohë të strukturës negociuese, të harmonizuar sipas parimeve të Metodologjisë së re, duke zbatuar natyrisht edhe grupimin e ri sipas kapitujve”, njoftuan nga MPJ.
Ndërkohë, eurokomesari Várhelyi informoi se Komisioni Evropian së shpejti do të publikojë pakon e rregullt të zgjerimit së bashku me raportet vjetore për vendet në proces të stabilizim dhe asociimit me BE-në. Në mënyrë plotësuese u paralajmërua edhe publikimi i Programit për Investime Ekonomike të KE-së, për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për çka do të parashihen fonde të konsiderueshme në formë të granteve dhe huave për zbatim të projekteve të infrastrukturës në fushën e transportit dhe të konektimit energjetik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë mbështetje e fuqishme nga ana e BE-së për përforcimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim i avancuar rajonal dhe përforcim i konektimit me BE-në.
Temë e takimit ishin edhe iniciativat e Procesit të Berlinit, veçanërisht në kuadër të bashkë-kryesimit të Samitit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë, të planifikuar më 10 nëntor, në Sofje.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik