Edhe pse ishte paralajmërimeruar për takim të ri midis liderëve me pjesëmarrjen e ambasadorëve Orav dhe Bejli, takimi zyrtarisht është shtyrë me kërkesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, për shkak të disa çështjeve teknike, informon NOVA TV.
Tash për tash nuk ka paralajmërim se kur do të vazhdonin bisedimet, të cilat në muajt e kaluar edhe përskaj pritjeve nuk u intensifikuan, e as që përfunduan me epilogun e dëshiruar.
Edhe përskaj afrimit të qëndrimeve, si rezultat i lëshimeve nga pozicionet fillestare për zgjedhje, për formimin e qeverisë së përkohshme dhe rikonstruksion të institucioneve, marrëveshja përfundimtare nënkupton edhe pajtueshmëri rreth funksionit të kryeministrit, që ende ngelet si çështje e pazgjidhur.
Në tavolinë janë edhe propozimet për mbikëqyrësit që ia afroi qeveria për MPB, financat, ministrinë e punës dhe politikës sociale, bujqësinë, përderisa kërkesa e LSDM-së është që të janë pozicione ministrash e jo mbikëqyrës.
Burime nga ekipi që po udhëheq me bisedimet thuan se hapa pozitiv dhe kompromis janë bërë nga dy palët, por esencialisht asnjëra sferë nuk është mbyllur deri në fund.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...