Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në shëtitoren bregdetare te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet se përcjellin korrent duke u kthyer në burim rreziku për fëmijët, të rinjtë dhe çdokënd që u afrohet.
Një prind, i alarmuar pas një incidenti me fëmijën e tij, ka njoftuar Policinë e Durrësit dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një fatkeqësi të mundshme, raporton topchannel.
Dyshohet se lagështia dhe ekspozimi i tyre ndaj kushteve atmosferike mund të ketë shkaktuar ndonjë defekt duke i kthyer në të rrezikshme.
“Këto dy makinetat këtu japin korrent se më zuri çunin, e hodhi përpjetë. Ishte me çorape kur u afrua, dhe e drodhi, filloi duke qarë. Kam njoftuar policinë tani që të shikojnë dhe t’i stakojnë”, shprehet qytetari.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media