Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se gjatë natës së 7 shkurtit, njësitet policore kanë tentuar ta ndalojnë një veturë në zonën e Obiliqit, megjithatë drejtuesi i saj duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur dhe ka vazhduar më pas në drejtim të Vushtrrisë dhe më pas në Mitrovicë.
Përgjatë kësaj rruge, drejtuesi i automjetit në zonën e Mitrovicës ka goditur tre herë veturën policore që po e ndiqte.
Pas gjithë asaj rruge, Policia kishte arritur ta ndalte të njëjtin në fshatin Zupç, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, duke e arrestuar atë bashkë me tre pasagjerët.
Nga gjithë ky aksion kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policor dhe ndaj të arrestuarve janë duke u zhvilluar procedura në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?