Nikolla Dimitrov si ministër i jashtëm ishte një burim i lajmeve të rrejshme kur vitin e kaluar, së bashku me dy zv. kryeministrat dhe kryeministrin, publikuan fotografi për nder të gënjeshtrës se Maqedonia mori datë për fillimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE, tha Naum Stoilkovski, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së.
Sipas tij, pas mos marrjes së datës për negociata këtë vit, Nikolla Dimitrov duhet të japë dorëheqjen, ai nuk asnjë pjesë pozitive dhe sukses në vend dhe në çdo shtet normal demokratik kjo do ishte pritur nga ministri për një pozicion të tillë.
“Mos marrja e datës edhe vitin e kaluar edhe këtë vit në qershor është dështim i diplomacisë udhëhequr nga Nikolla Dimitrov, i cili përkushtohet më shumë në çështjet personale se sa diplomacisë së vërtet për të marrë datën”, tha Stoilkovski.
Ai shtoi se në vend të progresit dhe datës për Maqedonisë, emri i Nikolla Dimitrovit kujtohej nga politikanët holandezë dhe publikun holandez në lidhje me skandalin e korrupsionit të rëndë 20 milionëshe, paratë nga subvencionet shtetërore për Institutin në Hagë, ku Dimitrov kishte funksion të lartë dhe si i afërm i kreut të Institutit në Hagë./Telegrafi/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...