Përfaqësuesi i Partisë Demokrate Serbe, në Parlamentin maqedon, Ivan Stoilkoviq deklaroi se Maqedonia në fund të shtatorit do të votojë për pranimin e Kosovës në Interpol.
Nga Parlamenti maqedon, sqaroi ndër të tjera Stoilkoviq, nuk ka marrë përgjigje nëse Maqedonia do të votojë për pranimin e Kosovës në Interpol, “prandaj s’ka dyshim se e ky vend do ta votojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare”, u shpreh ai, njoftojnë mediart serbe.
“Kjo pas luftës diplomatike që zhvilluan mes Beogradit dhe Shkupit, sërish do të happen tensione mes këtyre dy vendeve”, vlerësoi Stoilkoviq.
Ndërkaq lidhur me dygjuhësinë në Maqedoni, Stoilkoviq shtoi se në seancën e radhës, së bashku me VMRO-DPMNE, do ta paraqesë amandamentin për status të njëjtë sikurse të shqipes tqa ketnë edhe serbishtja e turqishtja, ndonëse shanset janë të pakta.
Po kështu, Stoilkoviq shfaqi brengën për kërkesën e shqiptarëve për rezolutën për spastrim etnik ndaj shqiptarëve prej vitit 1912-1956, që, sipas tij ka shumë gjasa që, në një të ardhme të afërt, të miratohet.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...