Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova, në konferencën e sotme për shtyp, hodhi poshtë informacionin se ishte bërë bastisje në shtëpinë e saj, duke shtuar se ajo nuk ka frikë për të ardhmen e saj.
“Nuk është e vërtetë se ka pasur bastisje në shtëpinë time. Nuk kam frikë për të ardhmen time dhe nuk kam arsye për t’u përfshirë. Nuk e di nëse Janeva duhet të ketë frikë”, tha Stefanova, përcjell telegrafi maqedoni.
Prokurorja e PSP-së publik Katica Janeva dha dorëheqje dje, ndërsa u publikuan edhe informacione se policia ka bastisur shtëpinë e saj dhe prokurores Stefanova.
Stefanova në një deklaratë për media tha se ajo nuk ka nënshkruar ndonjë vendim për lirimin nga paraburgimi për personin e dyshuar, as të kthejë dokumentet e udhëtimit.
“Të gjitha vendimet çdo listë që dilnin i nënshkruante vetëm Janeva dhe kur mungonte e autorizonte ndonjë prokuror. Unë nuk kam nënshkruar asnjë vendim për vendosjen në arrest shtëpiak apo për dhënien e dokumenteve të udhëtimit të Pandelevskit”, tha Stefanova.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur