Kryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në një intervistë për ‘Faktor’ thotë ende nuk dihet se sa do të zgjasë kriza shëndetësore dhe ekonomike dhe çfarë vendimesh do të merren.
“Është e logjikshme dhe politike që t’ia mundësojmë funksionalitetin e duhur Kuvendit. Pres nga të gjitha subjektet politike të marrin vendime në interes shtetëror dhe të qytetarëve, dhe jo të udhëhiqen sipas kalkulimeve partiake. Ne jemi qeveri demokratike, ndërsa në demokraci është krejtësisht normale që Qeveria të kontrollohet nga Kuvendi dhe ne s’kemi problem me këtë”, thotë Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se LSDM-ja edhe para kirëz por edhe sot është e gatshme për zgjedhje, por momentalisht prioriteti kryesor është shëndeti dhe tejkalimi i kësaj krize shëndetësore.
“LSDM ishte e gatshme për zgjedhje edhe para krizës shëndetësore, e gatshme edhe sot, ashtu si edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është i gatshëm dhe në formë të plotë. Momentalisht jemi të fokusuar në shëndetin publik, do të kemi mundësi të flasim edhe për Qeverinë e cila do të udhëhiqet përsëri nga LSDM dhe koalicioni”, theksoi Spasovski./Telegrafi/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja