Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Serbi.
Në Preshevë që është me shumicë shqiptare fitoren e ka shpallur Alternativa për Ndryshim me Shqiprim Arifin, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë Komisioni komunal i zgjedhjeve në Preshevë sot duhet të vendosë nëse do të ketë përsëritjen e mundshme të zgjedhjeve lokale në disa qendra votimi.
Sipas rezultateve paraprake, numrin më të madh të votave e fitoi Alternativa për Ndryshim, që është 37 për qind, tha Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Zeqirja Miftari.
Sipas këtyre rezultateve, tetë listat zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet në Preshevë, katër nuk kaluan pragun, duke përfshirë listën serbe të Aleksandar Vuçiq – Për Serbinë unike, i cili fitoi 4.9 për qind të votave./Arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...