Sot protestohet edhe në Tetovë, si shenjë solidarizimi me 11 vjeçaren e dhunuar nga Prishtina

11:56 | 2 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Sot protestohet edhe në Tetovë, si shenjë solidarizimi me 11 vjeçaren e dhunuar nga Prishtina

Edhe qyetetarët e Tetovës do të marshojnë sot si shenjë solidarizimi me 11 vjeçaren nga Prishtina.

Në sheshin e Tetovës do të organizohet marsh protestues kundër dhunës ndaj abuzimit të grave dhe fëmijëve.

Marshi organizohet nga Qendra për mbështetjen e gruas Tetovë, SHPSHP “Cortex”, Lëvizja Nëna dhe Fëmija dhe Rrjeti i Grave në Shkencë.

Marshi pritet të fillojë në ora 17:00 nga sheshi “Iliria” deri te Gjykata Themelore e Tetovës ku ftohen që të marrin pjesë gjithë qytetarët

“Ftojmë të gjithë qytetarët që mendojnë se këto akte duhen dënohen rreptësishtë, t’i bashkëngjiten kësaj iniciative”, njoftuan nga Cortex.

“Ftojmë të gjithë të marrin pjesë në këtë protestë që ka për qëllim të solidarizohet me viktimën 11 vjeçare e cila ishte e përdhunuar nga 5 meshkuj për 7 orë”, thanë nga Lëvizja Nëna dhe Fëmija.

E gjithashtu marshi mbështetet edhe nga Komuna e Tetovës.

Kujtojmë që edhe në tre kryeqytetet Shkup, Prishtinë dhe Tiranë me 31 Gusht u protestua nga qytetarë të shumtë, por edhe bashkëmoshatarë të së miturës nga Kosova që u përdhunua nga 5 persona fundjavën e shkuar në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale