Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot përsëri do të ulet në një tryezë me homologun e tij grek Nikos Kocijas.
Dimitrov dhe Kocijas sot dhe nesër do të marrin pjesë në takim e dytë të ministrave për punë të jashtme të vendeve të Ballkanit dhe grupit të Vishegradit, që do të mbahet në Sunio, afër Athinës.
Dimitrov, siç ka bërë të ditur MPJ, me ftesë të Kocijasit do të merr pjesë në takimin e dytë, në përbërje të zgjeruar, në formatin e ashtuquajtur “Balkani 4 plus Vishegradi 4”
Përpos formatit standard ngaviti i kaluar në Budapesht, ku morën pjesë ministrat për puën të jashtme të katër vendeve anëtare të BE-së nga Ballkani: Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Romania, plus Sllovenia, për herë të parë janë të ftuar vende nga ky rajon, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, por edhe Bosnja dhe Hercegovina.
Vendet nga grupi i Vishegradit do të përfaqësohen nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia./shenja
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...