Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për kufizime të reja për shkak të situatës së krijuar për shkak të Covid-19.
Prej sot hyn në fuqi ora policore në periudhën kohore nga ora 20:00-05:00 dhe se kjo masë do të zgjasë deri më 20 prill, në prag të motit të ngrohtë dhe festave.
Prej nesër do të mbyllen edhe kafenetë, restorantet, klubet e fitnesit dhe pikat e basteve.
Kafenetë do të mund të kryejnë vetëm shërbime me dërgesa, ndërsa nga kjo masë përjashtohen objektet hotelierike në të dy aeroportet në vend si dhe hotelet dhe motelet të cilat në restorantet e tyre do të mund t’u shërbejnë vetëm mysafirëve të tyre.
Në orët e ndaluara për lëvizjen e qytetarëve do të përjashtohen personat që do të vaksinohet të cilët do të mund të kthehen në shtëpi me vërtetim për imunizim, bujqit që lëvizin nga fushat deri në tregje dhe anasjelltas, si dhe personat e tjerë me leje të posaçme të lëshuar nga autoritetet.
Nga masat e mëparshme, mbetet në fuqi ndalesa për grupimin e më shumë se katër personave.
Numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 3 940, ndërsa numri i rasteve aktualisht është 21 630.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...