Dy protesta të ndara civile janë paralajmëruar sot në Koçan.
E para është caktuar për në orën 12:05. me emrin “Marshimi për Engjëjt” dhe do të jetë simbol i reagimit të vonuar institucional.
Organizohet nga familjarët e të vdekurve nga zjarri tragjik në diskotekën Pulse në Koçan.
Vendi i tubimit është në Parkun e Revolucionit, më pas qytetarët do të drejtohen në Qendrën Tregtare, e prej aty në objektin e Komunës së Koçanit, Stacionit Policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.
Në njoftimin me shkrim për këtë marsh, organizatorët theksojnë se nuk është për personelin e sigurisë në diskotekë dhe qytetarët që nuk e pranojnë një indikacion të tillë nuk duhet të bashkohen.
Marshi tjetër protestues me titull “Fitimi juaj – jetët tona” është planifikuar për në orën 15:59 dhe do të ketë rrugë të ngjashme drejt institucioneve si ai i mëparshmi. Madje, në njoftimin që është publikuar në rrjetet sociale nuk thuhet se kush e organizon./telegrafi
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...