Sindikata e pavarur e policisë kërkon rritjen e pagave për 20 përqind nga janari i vitit 2019 në vend të rritjes së pagave që e njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, ku sipas sindikatës, kjo rritje është prej 400 deri 700 denarë.
“Afrohet koha kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet të dorëzohet propozim-buxheti për vitin 2019. Për këtë shkak në vend të rritjes së turpshme prej 400 denarëve për polic, kërkojmë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të kenë rritje prej 20 përqind nga janari i vitit 2019”, deklaroi zëdhënësi i sindikatës, Dejan Sazdov para Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sindikata e pavarur e policisë pyet përse ministri i Punëve të Brendshme nuk dëshiron t’i pranojë si sindikatë përfaqësuese edhe pse kanë rreth 3000 anëtarë të cilët, siç deklaroi Sazdov, kërkojnë të shkojnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme si përgjigje ndaj kërkesës së sindikatës së pavarur të policisë tha se “MPB-ja në periudhën nga qershori i vitit 2017 vazhdimisht punon në përmirësimin e kushteve përe punë të zyrtarëve policor, diçka që nuk është bërë për një dekadë dhe se me 1 dhetor të këtij vitit do të rriten pagat e zyrtarëve policor”.
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman