Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar për vandalizmin e posterit të komandant Lleshit në Bujanoc nga një person i maskuar.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se sulmi ndaj figurës së Komandant Lleshit është një sulm i ulët ndaj gjithë krenarisë kombëtare në Luginë.
“Të sulmosh një emër që përfaqëson rezistencën dhe sakrificën për liri, do të thotë të godasësh çdo shqiptar që beson në dinjitet, drejtësi dhe barazi”.
“Këto akte të turpshme janë rezultat i një fryme të vazhdueshme diskriminuese, që mbështetet jo vetëm nga qendrat e politikës serbe, por edhe nga zërat e tyre servilë në terren”.
“Drejtësia duhet të flasë, ky akt nuk guxon të kalojë në heshtje! Të zbardhet e vërteta dhe të ndëshkohen fajtorët!”, ka thënë Sinani.
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...