Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova nëpërmjet “Youtube” kërkoi përkrahjen e qytetarëve dhe subjekteve politike.
“Vendosa ta pranoj nismën e kolegeve dhe kolegëve të mi për kandidat mbipartiak në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Për këtë qëllim kërkoj përkrahjen e gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nga konventa e OBRM-PDUKM-së, si dhe nga subjektet tjera politike”, tha Siljanovska Davkova në fjalimin e saj të publikuar në “Youtube”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kandidati tjetër Vllatko Gjorçev përmes rrjetit sociale në “Facebook” tha se sot është takuar me Sarah Sanders, zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë të kryetarit të ShBA-ve, Donald Trump.
“Për Maqedoninë është e rëndësishme të ketë dyer të hapura në Washington. Secila miqësi dhe takim është mundësi për t’u deklaruar argumentet maqedonase. Maqedonia duhet të ndërtojë aleanca. Në këtë mënyrë i përmirësojmë pozicionet e Maqedonisë”, shkroi Gjorçev në “Facebook”./Telegrafi/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...