Një javë pas tragjedisë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, nxënësit po kthehen në klasat e tyre. Në vend të mësimit të rregullt, fëmijëve do t’u sigurohet mbështetje dhe bisedë e hapur. Mësimi do të fillojë kur nxënësit dhe mësuesit të gjykojnë se ka ardhur koha.
Ata nxënës që duan, mund të fillojnë shkollën sot. Siç ka konfirmuar Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Vladislav Ribnikar”, prindërit për këtë janë njoftuar me email mbrëmë, raporton televizioni serb RTS-në, transmeton ‘Arbresh.info’.
Në rast nevoje u ftuan edhe prindërit të vijnë me fëmijët e tyre, të cilët duhet ta kalojnë këtë ditë të parë në shkollë dhe ditën e shtatë nga tragjedia me mësuesit e klasës për dy orë mësimi.
Aktivitetet do t’u përshtaten nevojave dhe fëmijët, prindërit dhe mësuesit mund të bisedojnë me psikologët që janë në shkollë për t’u ofruar atyre mbështetje.
Dje në shkollë u mbajtën dy mbledhje të anëtarëve të Këshillit të Prindërve dhe në fund u vendos me vonesë për miratimin e rekomandimit të Ministrisë së Arsimit, psikologëve dhe ekspertëve dhe që fëmijët t’i kthehen rutinës së tyre.
Sot, si dhe dy ditët e mëparshme, dyert e shkollës janë hapur nga mëngjesi për qëndrimin e zgjatur të nxënësve nga klasa e parë deri në të katërtën.
Policia e Serbisë siguron hyrjen e shkollës.
Nesër dita në shkollën “Vladislav Ribnikar” duhet të fillojë me mësim, e të përfundojë me mbledhje prindërore, e për fëmijët të zgjasë një orë më shumë se sot.
Prindërit duhet të informohen për planet për javën në vijim deri në fund të javës. Përfaqësues të ministrive përkatëse, mësues, prindër dhe psikologë punojnë për to. /Arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...