Anëtarët e Shtabit të Krizës këtë mëngjes kanë kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, për shkak të vendimit që policia të xhirojë video për ditën e policisë.
Me vendim të Naqe Çulevit, mbrëmë para sallës “Boris Trajkovski” u mblodhën dhjetëra automjete të policisë dhe zyrtarë policorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa për këtë kanë reaguar anëtarët e Shtabit të Krizës, sipas të cilëve policia ka shkelur rregullat për parandalimin dhe mbrojtje nga coronavirusi, të cilat janë vendosur nga Qeveria.
Nga ministri Naqe Çulev është kërkuar të mos e rrezikojë shëndetin e qytetarëve, si dhe të veprojë në pajtim me rregullat e Qeverisë për mbrojtje nga Covid-19.
Anëtarët e Shtabit të Krizës kanë shprehur shqetësim për rolin e strukturave të MPB-së dhe sjelljen e papërgjegjshme, me çka sipas tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë është rrezikuar shëndeti i qytetarëve.
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...