Shqiprim Arifi pas votimit: Sot, Lugina e Preshevës ka nevojë për votën tuaj

12:44 | 3 Prill 2022
A Z

Shqiprim Arifi, bartës i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, ka votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet serbe.

Arifi shkruan se sot, Lugina e Preshevës ka nevojë për çdo secilin nga ju; për votën tuaj, për të legjitimuar kërkesat tona në Parlament e për të dënuar programet diskriminuese kundër çdo shqiptari.

Njoftimi i plotë:

Ditë e mirë për demokracinë sot në Luginë të Preshevës. Moment për të dhënë mesazh të fortë kundër çdo përpjekje për të na diskriminuar duke na pasivizuar. Kundër çdo tentative për të na shtypur duke na larguar.
Sot, Lugina e Preshevës ka nevojë për çdo secilin nga ju; për votën tuaj, për të legjitimuar kërkesat tona në Parlament e për të dënuar programet diskriminuese kundër çdo shqiptari.
Bashkë me Arbenitën votuam, për të sotmen dhe të nesërmen, për të rikthyer shpresën, për shqiptarët e Luginës, për vendin që e duam të gjithë❤
Dilni dhe votoni, për të siguruar që çdo qytetar të ketë zë dhe çdo shqiptar të ketë votë./arbresh.info/