Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë, duke lënë të lënduar disa persona.
Sipas informacioneve jozyrtare nga Spitali i Valevës, shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit që ndodhi rreth orës 07:30.
Ende nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e ngjarjes, raportojnë mediat lokale, përfshirë danas.rs.
Ky incident është pjesë e një serie aksidentesh të përsëritura në këtë fabrikë gjatë viteve të fundit.
Rasti i fundit i ngjashëm u regjistrua më 3 gusht 2024, kur tre punëtorë u lënduan gjatë punës me kapsolla në të njëjtin repart.
Edhe pse mediat raportuan për shtatë të lënduar, drejtuesit e fabrikës atëherë mohuan përmasat e incidentit dhe thanë se “ishte shmangur një dëm më i madh”.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë