Rreth orës 13:00 ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e kulmit të fabrikës së tekstilit “Tila” në Prilep.
Çatia e fabrikës dhe kolektorë diellorë janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit me mjete zjarrfikëse nga Prilepi prej më shumë se një orë po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin, i cili ende po digjet, përcjell “Nezavisen”.
Sipas informacioneve fillestare, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur njeri në fabrikë. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Fabrika “Tila” prodhon veshje për fëmijë./Telegrafi/
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...