Një zjarr ka shpërthyer në pasditen e sotme në lagjen Zllokuqan të Shkupit ku janë përfshirë katër shtëpi.
Komandanti i Brigadës zjarrfikëse territoriale e Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski për MIA-n deklaroi se zjarri është shuar me kohë dhe se në terren është intervenuar me 13 zjarrfikës dhe pesë automjete.
“Ekzistonte rrezik nga përhapja e zjarrit, por me kohë u intervenua. Nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Tomeski.
Zjarri shpërtheu në rrugën “Skupi nr.12″. Dëmi material në mënyrë shtesë do të konfirmohet./Mia
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore