Gjithsej 13 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e qytetit të Shkupit. Në 11 prej tyre është shkaktuar vetëm dëm material, ndërsa në dy janë lënduar lehtë pesë persona.
Dy automjete janë përjashtuar nga trafiku sepse nuk kanë qenë të regjistruara, ndërsa janë përjashtuar edhe dy shoferë të cilët kanë drejtuar me automjetin edhe pse nuk kanë pasur të drejtën e drejtimit.
Sipas SPB Shkup, gjatë 24 orëve me automjetin special “karrotrec” janë larguar 54 automjete për shkak të parkimit të parregullt.
Nga masat e ndërmarra ndaj këmbësorëve, tre janë për kalim në dritë të kuqe, ndërsa nëntë për kalimin e rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë./Telegrafi/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë