Brigada për mbrojtje zjarrfikëse e Bashkisë së Shkupit në periudhën nga 20 deri më 26 janar të vitit 2020 në numrin telefonik 193, i cili është pjesë e fushatë “Denonco zjarr në qiell të hapur”, ka regjistruar tetë denoncime nga qytetarët.
“Nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve, në pesë raste zjarrfikësit kanë dalë në terren me automjete zjarrfikëse dhe e kanë shuar zjarrin. Tre paraqitjet tjera të qytetarëve janë përcjellë tek inspektorët e Qytetit të Shkupit që të ngrejnë procedurë kundër kryerësve”, informojnë nga Qytetit të Shkupit.
Ata thonë se në sezonin e rritjes së ndotjes së ajrit, Bashkia e Shkupit e vazhdon fushatën për denoncim të zjarreve në qiell të hapur në linjën falas të telefonit 193.
Kjo fushatë zbatohet për të tretin vit me radhë dhe deri më tani ka rezultate./Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...