Drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani, nuk do të kryejë më funksionin që ka kryer deri më tani dhe do të emërohet një drejtor i ri, tha Ministri Filipçe në konferencën për shtyp.
“Unë mora një vendim për të formuar një komision të ri. Drejtori aktual i spitalit në Strugë, Muhamed Asani, do të pushohet nga puna. Një drejtor i ri do të emërohet në periudhën ardhshme”, tha Filipçe.
Ky vendim është marrë, siç tha ai, në bazë të informacioneve që i ka marrë nga familjarët e të dëmtuarve nga intervenimet gjinekologjike që Asani i ka kryer në ordinancën gjinekologjike private të tij, e cila ka qenë ilegale./Telegrafi/
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri