Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, dje deklaroi se tarifa e regjistrimit për anëtarësimin në NATO, Maqedonisë në vit do t’i kushtojë 1.2 milionë euro.
“Sipas bisedimeve që kemi pasur në NATO, vlerësimet janë diku rreth 1.2 milionë euro, shumë me të cilat Maqedonia do të kontribuojë në buxhetin e NATO-s. Kjo nuk është shumë e madhe. Fakt është se investimi më i madh në NATO, është investimi në mbrojtjen tonë dhe ushtrinë tonë, ndërsa këto harxhime nuk janë harxhime që varen nga buxheti i një shteti”, tha Sheqerinska, përcjell telegrafi maqedoni.
Ajo njoftoi se pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO, do të vijojë rritja e personalit të Misionit të Maqedonisë me seli në Aleancë, për shkak të rritjes së vëllimit të punës.
Sheqerinska tha se muajin e ardhshëm për herë të parë pas një kohe të gjatë, Maqedonia do të dërgojë përfaqësuesin e saj në komandën në Mons, në mënyrë që të përmirësohen lidhjet ushtarake.
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...