Një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq.
“Ai e ka marrë virusin nga një person, djali i të cilit ka qenë në Milano”, ka thënë ajo, e cila në emër të Qeverisë dhe shtetit të Serbisë i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
Bërnabiq po ashtu bëri të ditur se në Serbi janë regjistruar edhe 32 rastet të reja të të infektuarve, duke çuar në 135 numrin total.
Sipas saj, në izolim shtëpiak janë 64 persona ndërsa tetë janë duke u trajtuar me ndihmën e respiratorëve.
“Ekipet tona mjekësore po luftojnë për jetën e atyre tetë pacientëve”, ka thënë Bërnabiq.
“U lëshuan 541 dronë”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Sulmet ir...
Arabia Saudite dënon Iranin për shënjestrimin e Riadit dhe r...
Milani merr fitore me shumë vuajtje ndaj Cremoneses
Rama dënon sulmin ndaj rezidencës “Vila 31 x Art Explora”: N...
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në ...
Voziti në gjendje të dehur, policia e gjobit me 300 euro një...