Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit, ishte mesazhi i qartë për Shkupin nga zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euroaziatike, Hojt Brajan Li.
Li i ka ftuar të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe të formohet sa më parë qeveria e re paszgjedhore.
“Shpresoj sinqerisht që Presidenti maqedonas do u krijojë deputetëve mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre për këtë dhe partitë që ata përfaqësojnë, e të krijohet sa më parë ekzekutivi sepse vendit i nevojitet qeveri që do të vazhdojë dhe kryejë proceset e filluara në kuadër të procesit paraqasës të BE-së”, ka thënë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...