Sipas një zyrtari të lartë në Shtëpinë e Bardhë ka pasur raportime të besueshme se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e tetorit të kaluar në Mal të Zi.
Ky zyrtar i ka thënë ‘Reuters’ se SHBA është shumë e shqetësuar në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Malin e Zi, transmeton lajmi.net.
Më 15 tetor të vitit të kaluar, ish- komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq-Bata dhe të paktën 15 persona të tjerë u arrestuan në Mal të Zi.
Arrestimet pasuan mbi dyshimet se ata kishin planifikuar në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të kryejnë akte terroriste, konflikte të armatosura madje edhe likuidime, duke nisur nga kryeministri i atëhershëm, Millo Gjukanoviq.
Më vonë u konfirmua se grupi i Dikiqit ishte financuar nga Rusia që të parandalojë fitoren e Gjukonoviqit dhe forcave demokratike në Mal të Zi, në mënyrë që vendi fqinj i Kosovës mos të anëtarësohet në NATO./Arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja