Gjendja në kopshte është e qëndrueshme, në javën e fundit po vërehet numër më i vogël i atyre që shkojnë në izolim dhe rritje e numrit të fëmijëve të cilët janë kthyer në kopshte.
Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë lëshimit të sotëm në përdorim të kopshtit të ri të fëmijëve në vendbanimin Milladinovc.
“Gjendja në kopshte është e qëndrueshme. Në nivel ditor i ndjekim të dhënat të cilat vijnë te ne si Ministri. Konfirmohet trendi të cilin e paralajmërova gjatë konferencave të kaluara për media dhe sot. Te numri i të sapo infektuarve si i të punësuarve, ashtu edhe i fëmijëve ka trend të uljes. Java e tretë me radhë që kemi ulje të numrit të atyre që shkojnë në izolim”, deklaroi Shahpaska.
Ajo, shtoi, se numri i atyre që shkojnë në izolim është më i vogël se sa i atyre që kthehen. Kemi rritje të fëmijëve të cilët janë kthyer në kopshte për rreth 500.
Sipas saj, kjo tregon se në kopshte respektohen protokollet nga të punësuarit, se nuk ka përhapje të pandemisë brenda mes të punësuarve dhe fëmijëve, virusi vjen prej jashtë./TV21
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...