Kanë vazhduar edhe këto ditë thirrjet për protesta kundër miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.
Organizata të ndryshme nëpër rrjetet sociale bëjnë thirrje për protesta masive dhe bllokim të rrugëve në Shkup.
Protesta paraqiten edhe në vende tjera të Maqedonisë, teksa mbrëmë qindra qytetarë kanë protestuar para shtëpisë së deputetit të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov.
Deri më tani në nga policia janë njoftuar 5 raste të incidenteve, duke përfshirë edhe djegien e automjetit të deputetes së LSDM-së nga Vinica dy ditë më parë, shkarravitjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe të disa objekteve të tjera në vende të ndryshme. /Indeksonline/
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...